
Shpërthim me eksploziv në Sarandë. Lënda plasëse ishte vendosur në katin e parë të një hoteli. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen nr.1, të këtij qyteti. në zonën e Kanalit të Cuckës rreth orës 21:45 në hotelin që rezulton të jetë në pronësi të personit me inicialet N.Y.
Paraprakisht raportohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet se kush mund të ketë vendosur lëndën plasëse në hyrjen e këtij hoteli dhe se cila është arsyeja. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.