Ballina Vendi Tragjike në Odessa/Humb jetën edhe një foshnje 3-muajshe, Zelenksy shpërthen ndaj rusëve:...

Tragjike në Odessa/Humb jetën edhe një foshnje 3-muajshe, Zelenksy shpërthen ndaj rusëve: Bastardë!

1

Është rënduar akoma më tepër bilanci në qytetin jugor të Odesas në Ukrainë. Bombardimet u kanë marrë jetën 8 personave mes tyre një foshnjeje 3 muajshe pasi shtatë raketa goditën qytetin.

Për këtë ka reaguar edhe presidenti Zelensky i cili gjatë fjalimit u emocionua.

“Ata vranë një foshnjë tre muajshe”, tha ai. “Lufta filloi kur kjo foshnjë ishte një muajshe. E imagjinoni dot se çfarë po ndodh? Ata janë thjesht bastardë. Thjesht bastardë. Nuk kam fjalë të tjera për të përdorur në këtë kontekst. Ata janë thjesht bastardë.”