Ballina Vendi Nje tjeter deputet braktis Alibeaj, del kundër përjashtimit të Berishës nga PD!

Nje tjeter deputet braktis Alibeaj, del kundër përjashtimit të Berishës nga PD!

1

Platforma e Enlelejd Alibeajt për ribashkimin e PD humbet edhe një deputet. Zef Hila ka dalë kundër përjashtimit të Sali Berishës nga gupi parlamentar demokrat, duke kërkuar që të operohet pa asnjë kush në bashkimin e demokratëve. Dy ditë më parë edhe Xhelal Mziu bëri të njëjtën tërheqje nga lista e kryetarit të grupit parlanmentar të PD.

Ja postimi i deputetit shkodran, ish-kryetar i Bashkisë së Vaut të Dejës pë disa mandate: “Të nderuar demokratë të Bashkisë Vau Dejës dhe Qarkut të Shkodrës. Si përfaqësues i juaji në Parlamentin Shqiptar, pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ndjej detyrimin tim personal për të sqaruar të gjithë demokratët e Qarkut Shkodër, për qëndrimin tim lidhur me situatën aktuale në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Situata e vështirë, në të cilën po kalon forca e vetme me frymë demokratike, e lindur në vitet 90 për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, sot ka nevojë për Bashkim, dhe asnjë “përçarje”.

Të gjithë jemi njohur me platformën e propozuar, e cila lë shumë hapësira dhe krijon “ngërçe”, të cilat nuk zgjidhin por përkeqësojnë situatën në radhët e demokratëve.

Si zëri juaj dhe përfaqësues i demokratëve ndjej detyrimin t´ju bëj me dije qëndrimin tim përballë kësaj situate:

Grupi parlamentar i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 duhet të jetë unifikues, duke filluar me shfuqizimin e çdo vendimi për përjashtim të deputetëve të grupit parlamentar. Të gjithë demokratët duhet te jenë të bashkuar nën një sigël të vetme të Partisë Demokratike.

Vota e lirë e çdo demokrati është baza për zhvillimin dhe forcimin e Partisë Demokratike. Ky është qëndrimi im përballë demokratëve, çdo kërkesë përjashtuese ndaj çdo demokrati thellon krizën ndërkohë që sot është koha vetëm për bashkim rreth vlerave të demokratëve”.