Ballina Vendi Fermeret po heqin dore nga blegtoria,numri i kafshëve në rënie të shpejtë.Kjo...

Fermeret po heqin dore nga blegtoria,numri i kafshëve në rënie të shpejtë.Kjo mund te sjell çmime të larta për bulmetin dhe mishin, ja sa pritet të shkojnë!?

1


Blegtoria, dega kryesore e bujqësisë është në një trend rënie të shpejtë të numrit të krerëve, që po nxitet nga pakësimi i popullsisë në zonat rurale, rënia e preferencave të brezit të ri për tu angazhuar në këtë sektor dhe konkurrenca nga produktet e importit.

Ky trend pritet të thellohet më tej në vitet në vijim nëse produktiviteti në bujqësi nuk rritet dhe së paga mesatare në sektor vijon të ketë diferencë të lartë më pagën mesatare në vend. Ministria e Bujqësie në një analizë të posaçme për sektorin vërën se, rënia e numrit të krerëve si në gjedhë, dhi e dele po ndodh si në ekonomitë familjare ashtu edhe në fermat që mbarështojnë për biznes. Çmimet e produkteve të bulmetit të cilat dy vitet e fundit janë rritur edhe nga rënia e prodhimit të qumështit në vend do të rriten më tej në vitet në vijim.

Rënia e krerëve në e familjet fermerëve ishte e pritshme, kryesisht prej plakjes së popullsisë, por Ministria e bujqësisë po shikon me shqetësim tendencën e uljes së numrit të fermave të orientuara ndaj tregut.

Për shembull, numri i fermave që mbarështojnë më shumë se 5 lopë është reduktuar nga 4,250 ferma (në vitin 2015) në 3,472 ferma (në vitin 2019), duke konfirmuar vështirësitë e fermerëve me rritjen e kostove të inputeve dhe ushqimit, koston e lartë të punimit të tokës dhe çmimin e ulët të qumështit.

Edhe numri i gjedheve për mish po përjeton të njëjtin trend negativ, ndërsa ferma mesatare është gjithashtu shumë e ulët: 2.48 gjedhë/fermë. Mishi dhe qumështi i ngrirë i lirë i importuar nga ndërmarrjet vendore të përpunimit po pengon zhvillimin e brendshëm të sektorit të blegtorisë dhe po mban një presion të vazhdueshëm çmimesh mbi fermerët.