Ballina Vendi E trishte/ 50-vjeçari bie nga ndërtesa ku po punonte ne Tirane

E trishte/ 50-vjeçari bie nga ndërtesa ku po punonte ne Tirane

1

Një 50-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ndërtesa ku po punonte, e për pasojë është plagosur.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Qafë Kashar, ku si pasojë është dëmtuar shtetasi P.A dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 08.04.2022, në Qafë Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. A., 50 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.