Ballina Bota Ngjarja horror ne Greqi/Urdhër për hapjen e varrit të 9-vjeçares, dyshohet se...

    Ngjarja horror ne Greqi/Urdhër për hapjen e varrit të 9-vjeçares, dyshohet se u vra nga e ëma

    1

    Prokurorja që po heton vdekjen misterioze të Georginës në Greqi ka dhënë urdhër për hapjen e varrit të 9-vjeçares e cila dyshohet se është vrarë nga e ëma, Roula Pisporgou.

    Jo vetëm kaq ka dyshime se 33-vjeçarja ka gisht edhe  në vdekjen  e 2 vajzave të tjera të saj, Irisi shtatëmuajshe dhe Malena 3 vjeç e gjysmë, të cilat kanë ndërruar jetë në rrethana të paqarta.

    Christina Salappa ka urdhëruar hapjen e varrit të fëmijës dhe heqjen e tabletit, të cilin e ëma e saj ia kishte vendosur brenda në arkivol.

    Do të bëhet ekspertizë e tabletit, pasi pritet të dalin fakte kritike për rastin.

    Urdhri për hapjen e varrit vjen një ditë pasi babai i 9-vjeçares Manos Daskalakis deklaroi se është tronditur nga provat që kanë dalë kundër Roulës, duke u distancuar kështu nga vdekja e së bijës.

    Roula Pispirgou akuzohet se i ka dhënë së bijës substancë të rrezikshme për shëndetin, e për pasojë ka ndërruar jetë.

    33-vjeçarja u dërgua dy ditë më parë në paraburgim në Koridhalo.