Ballina Vendi U vetëvra në makinën e punës në Lushnjë/ Kastrati ishte shofer i...

U vetëvra në makinën e punës në Lushnjë/ Kastrati ishte shofer i drejtorit të Portit të Durrësit

1

Informacione të reja janë zbuluar lidhur me 38-vjeçarin Betim Kastrati, që u gjet i vdekur brenda automjetit të tij Volvo në rrethrrotullimin e Kolonjës.

Kastrati, punonte si shofer i drejtorit të Portit të Durrësit, Pirro Vengu.

Sipas policisë 38-vjeçari kishte parkuar makinën në mënyrë të rregullt dhe ka vrarë veten me armë zjarri.

Ai u gjet në mjetin tip Volvo me targë AB 550 AI, makinë e Portit të Durrësit.

Deri tani është raportuar se viktima vuante nga depresioni. Lajmi i vetëvrasjes është konfirmuar edhe nga Autoriteti Portual i Durrësit.

38-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Kamzë. Ndërkohë policia vijon hetimet për dokumentimin e ngjarjes.