Ballina Vendi OPEN/Mjekja dhe shkenctarja fierake Aurora Dollenberg, flet per fundin e pandemise dhe...

OPEN/Mjekja dhe shkenctarja fierake Aurora Dollenberg, flet per fundin e pandemise dhe ja cfare sugjeron per dozen e katert te vaksines!?

0

Mjekja Aurora Dollenberg foli në “Open” për fundin e pandemisë duke thënë se edhe në Gjermani, karantina është shkurtuar në 1 javë ndërsa vaksina e katërt këshillohet të bëhet në vjeshtë.

Dollenberg: Askush nuk ka më dëshirë të lërë punëtorët 2 javë në karantinë. Edhe në Gjermani është shkurtuar në 1 javë. Pacientët po kërkojnë vaksinën numër 4, por unë këshilloj që të presin vjeshtën mund të dalin variante të reja.

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, bazuar në fjalën e ekspertëve u shpreh se nuk është e rrezikshme të ketë sëmundje të reja.

Brataj: Në verë mendoj që do dominojë BA2, ky virus po dominon dhe në Kinë. Një studim i disa ekspertëve amerikanë, teorikisht thuhet se është shumë e ulët përqindja, tjetra është që një stanjacion, një qëndrim me nëngrupet e veta që nuk do të ketë problem të madh.

Ekspertët thonë që nuk është e rrezikshme të ketë mutacione të reja. Në 30 vitet e fundit kemi pasur gjëra më të thjeshta. Ka të gjithë rreziqet e veta se sa më i vogël të jetë numri. Do të bashkëjetojmë me këtë virus, shpesh herë ngatërrohet me gripin.