Ballina Vendi Vazhdojne sulmet/Shperthime te fuqishme ne portin jugor te Ukraines, ne Odesa!

Vazhdojne sulmet/Shperthime te fuqishme ne portin jugor te Ukraines, ne Odesa!

1

Mëngjesin e kësaj të dielë shpërthime të fuqishme janë raportuar nga forcat ruse në portin jugor të Ukrainës, Odesa.

Mediat e huaja raportojnë se tymi u pa në qytetin strategjik në bregun e Detit të Zi .

Korrespondentja e Ëashington Post, Isabelle Khurshudyan, e cila ndodhet në Odesa, përmes një postimi në rrjetin social Tëitter shkruan se janë dëgjuar shpërthime të fuqishme.

“Shpërthime të forta në qendër të Odesës tani. Dritaret e dhomës sime të hotelit sapo u drodhën. Nuk dihet se çfarë ishte.”

Ndërkohë, Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës, u bëri thirrje banorëve të qytetit të qëndrojnë në strehimore