Ballina Vendi Korce/Babai moster qe ngacmonte seksualisht vajzen me aftesi te kufizuar, u zbulua...

Korce/Babai moster qe ngacmonte seksualisht vajzen me aftesi te kufizuar, u zbulua nga kamerat e vendosura ne shtepi!

1

Gjatë bisedës, vajza kishte kryer veprime e gjeste që tregonin frikë. Bazuar në to, punonjësja sociale e bashkisë ngriti dyshime se e mitura abuzohej seksualisht dhe e referoi rastin ne prokurorinë e Korçes.

Për  të vërtetuar dyshimet, me lejen e organit të akuzës, në apartamentin e familjes Kallanxhi u vendos kamera. Pamjet e regjistruara treguan se babai 62-vjeçar prekte vajzën e tij të mitur në pjesë intime të trupit.

Pas kësaj Jani Kallanxhi u vu në pranga nga policia, ndërsa e bija 8-vjeçare u dërgua në një qendër sociale në Tiranë. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse e mitura është dhunuar seksualisht.

62-vjeçari Jani Kallanxhi është i papunë dhe njihet si person i alkoolizuar.

Ndërsa bashkëshortja e tij vuan nga shqetësime të shëndetit mendor. Çifti ka vetëm këtë vajzë, të cilën pas lindjes, e dërguan në shtëpinë e fëmijës. Por pas disa vitesh e morën sërish. 8-vjeçarja është fëmijë me aftësi të kufizuara