Ballina Vendi U plagos me tre plumba ne trup,ja kush eshte vrasesi i kryetarit...

U plagos me tre plumba ne trup,ja kush eshte vrasesi i kryetarit te njesise administrative Kallmet!?

1


Besnik Simoni, kryetari i njësisë administrative në Kallmet është qëlluar me armë nga Altin Marku, i shpallur tashmë në kërkim. Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur që në zyrat e njësisë administrative, ndërsa plagosja me armë është bërë në rrugë.

Besnik Simoni është qëlluar me tre plumba dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13.30, në fshatin Kallmet, dyshohet se pas një konflikti verbal të nisur më parë në zyrë, është plagosur në rrugë, me armë zjarri pistoletë shtetasi B. S., me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Kallmet, Lezhë, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.