Ballina Vendi 1158 të infektuar dhe dy humbje jete në 24 orët e fundit

1158 të infektuar dhe dy humbje jete në 24 orët e fundit

1

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2730 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1158 qytetarë, në këto bashki:

480 në Tiranë, 73 në Durrës, nga 40 qytetarë në Vlorë, Sarandë, 39 në Berat, 35 në Kamëz, 34 në Fier, 31 në Lushnje, 29 në Korçë, nga 23 qytetarë në Shkodër, Elbasan, 21 në Lezhë, 18 në Krujë, nga 15 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, nga 14 qytetarë në Dimal, Kuçovë, nga 13 qytetarë në Vorë, Divjakë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Kurbin, Roskovec, nga 11 qytetarë në Dibër, Patos, Tepelenë, Belsh, nga 10 qytetarë në Skrapar, Gramsh, 9 në Shijak, nga 8 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Devoll, nga 7 qytetarë në Pukë, Pogradec, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Bulqizë, Selenicë, Himarë, Delvinë, 4 në Maliq, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Has, nga 1 qytetar në Kukës, Klos, Finiq, Libohovë, Përmet.

Janë 9,690 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Berati 71 vjeçe, një qytetar nga Tirana 96 vjeç.

Janë shëruar 1195 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 290,710 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         1158

Të shëruar në 24 orë      1195

Të shtruar në spitale          30

Humbje jete në 24 orë         2

Testime ditore                  2730

Testime totale               1,900,445

Raste pozitive                  303,925

Raste të shëruara              290,710

Raste Aktive                        9,690

Humbje jete                         3,525

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            5,548

Durrës                           787

Fier                                                     685

Vlorë                                              523

Berat                                                426

Elbasan                        412

Shkodër                                      371

Lezhë                                         319

Korçë                                        256

Gjirokastër                           153

Dibër                                    148

Kukës                                   62