Ballina Vendi Dalin te tjera detaje nga shperthimi ne Shkoder

Dalin te tjera detaje nga shperthimi ne Shkoder

1

Shkodra është tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga dy shpërthime të fuqishme me tritol. Policia ka konfirmuar ngjarjet dhe thotë se nuk ka persona të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale.

Objekti i parë që ka shpërthyer me tritol ndodhet në Pedonalen e qytetit të Shkodrës dhe është një qendër tregtare në pronësi të Xhemal Bushatit. Ky i fundit ishte kandidat i Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës, por nuk mundi të fitonte dot në zgjedhje, duke u renditur i treti. Ajo mban emrin e një kompanie të njohur veshjes, por nuk dihet nëse sulmi ka qenë ndaj firmës së modës apo mesazh për Bushatin.

Megjithatë, nga pamjet shihet se Xhemal Bushati ka shkuar vetë mëngjesin e sotëm në vendngjarje, për të parë pasojat e sulmit me lëndë plasëse. Atje kanë shkuar dhe ekipet anti-eksploziv të forcave xheniere dhe po mbledhin prova për të arritur te autori/ët.

Forca e madhe e shpërthimit ka dëmtuar dhe bizneset e tjera përreth.

Pak minuta më vonë, në një hapësirë kohore prej 10 minutash, një tjetër shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në qytetin kryeqendër të veriut. Një sasi tritoli ka shpërthyer në dyqanin e një rrjeti supermarketesh në vendin e njohur si “Rruga e Gjerë” në afërsi të stadiumit, shkruan newsbomb.al. Edhe në këtë subjekt dëmet janë të shuma, në produkte dhe në fasadë, e cila është shkatërruar e gjitha.