Ballina Vendi E rëndë në Tiranë, 49-vjeçari i jep fund jetës, hidhet nga kati...

E rëndë në Tiranë, 49-vjeçari i jep fund jetës, hidhet nga kati i pestë i pallatit

1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 49-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës ku banonte.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Fitnete Rexha” në kryqytet, ku shtetasi Sh.L, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 24.03.2022, në rrugën “Fitnete Rexha”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, shtetasi Sh. L., 49 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.