Ballina Lajme 100 vjet marrëdhënie Britani e Madhe-Shqipëri, ambasadori King-Smith: Komuniteti shqiptar do marrë...

100 vjet marrëdhënie Britani e Madhe-Shqipëri, ambasadori King-Smith: Komuniteti shqiptar do marrë vlerësimin e duhur

1

Në kuadër të çeljes së ekspozitës që shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Mbretërisë së Bashkuar edhe Shqipërisë, Ambasadori Alastair King-Smith foli për vlerën e jashtëzakonshme të miqësisë mes dy vendeve dhe popujve.  

Ambasadori tha se komuniteti shqiptar do marrë vlerësimin e duhur për kontributin e tij në Britaninë e Madhe, ndërsa shtoi se po punohet mes dy qeverive që emigrimi i shqiptarëve të bëhet përmes alternativave të ligjshme.

“Siç jeni në dijeni nga raportimet e fundit në media, ne po përballemi me një sfidë të përbashkët, rritjen e numrit të shqiptarëve që po shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

Të dy qeveritë tona po punojnë bashkërisht për t’u treguar njerëzve se ka alternativa, qoftë këto të lidhura me mundësitë e vlefshme brenda Shqipërisë apo përmes rrugëve të ligjshme për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ne po punojmë për të garantuar që komuniteti shqiptar të marrë vlerësimin e duhur për kontributin e tij dhe që shqiptarët këtu të mos mendojnë se zgjidhja e vetme është të braktisin vendin”, -tha Ambasadori britanik Alastair King-Smith.

Ky reagim vjen pas kritikave që kryeministri Edi Rama i bëri për deklaratave të sekretares së Brendshme, Suella Braveman, e cila i quajti shqiptarët “pushtues”. Rama tha se kjo nxit konflikte dhe racizëm dhe se nuk mund të fajësojë shqiptarët pse kanë dështuar politikat e brendshme të Britanisë së Madhe.

Përgjatë vitit 2022, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kremtojnë marrëdhëniet që lidhin bashkë dy vendet dhe popujt tanë. Në kuadër të kësaj është hapur ekspozita që mbulon temat e edukimit, politikës, kulturës dhe mbrojtjes në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ekspozita do të jetë e hapur nga ora 09:00 19:00 deri të shtunën më 19 Nëntor.