Një stuhi rëre përfshiu një pjesë të madhe të Egjiptit, duke shkaktuar një të vdekur dhe 5 të plagosur.
Videot nga Kajro dhe nga Kanali i Suezit tregojnë intensitetin e fenomenit që prodhoi imazhe të një bote tjetër.
Në Kajro, stuhia e rërës shkaktoi shembjen e një platform që ra mbi katër makina në qendër të qytetit.