Sport

Brazili i gezohet organizimit, Gjermania kupes

Brazili mund te mos kete fituar kupen e botes por eshte krenar per organizmin e ndeshjeve.  Qeveria arriti te bindi kritiket se e kishin gabim kur thane se ishin para te hedhura posht. Ne fushe dhe ne stadium u dhurua drame dhe lot njekohesisht.  Tani Brazili pret qe te njejtin sukses ta perserisi edhe me Lojrat Olimpike Verore qe do te mbahen pas dy vjetesh ne Rio. Vonesat me ndertimin e ambienteve sportive te boterorit na kane mesuar shume, thote kreu i bashkise se Rios. Megjithate Boterori pati problemet e veta, sic ishin vonesat ne ndertim, ndertimet pa cilesi qe shkaktuan edhe renien e nje ure ku si pasoje mbeten dy persona te vrare. Tjeter problem ishte edhe zbulimi i nje skandali me shitjen e biletave, nje skeme me perfitime miliona dollareshe qe u zbulua nga nje operacion i policise se Rios. Por keto nuk e zbehen spektaklin ne fushe megjithese pati edhe protesta kunder shpenzimeve te teperta.  Tani brazilianet i jane perveshur punes per te perseritur te njejtin sukses me lojrat e para olimpike qe mbahen ne kontinentin amerikanolatin.
Nderkohe me mijera tifoz gjermane kane pritur heronjte e tyre ne Berlin. Shume ishin mblehdur qe ne agim per te mirepritur lojtaret triumfues. Turma te medha njerezish u mblodhen pergjate rruges ku kaloi autobusi ne kryeqytet. Festa me e madhe u mbajt ne Porten e Brandenburgut.  Fitorja e gjermaneve ne Brazil ishte e para ne nje kampionat ku nje komb evropian fiton ne token latine. Ky ishte titulli i katërt kampion për gjermanët dhe i pari pas 24 viteve. I fundit i fituar prej tyre ishte ai i vitit 1990, kur sërish 1-0 mposhtnin Argjentinën.

 

Gjermania kampione bote

Tashmë Bota ka një Kampion të ri në futboll. Gjermania e udhëhequr nga Joakim Lëv është shpallur fituesja e trofeut në Kampionatin Botëror, “Brazil 2014″. “Panzerat” ia kanë dalë në finale përballë Argjentinës të fitojnë 1-0 me gol të shënuar nga Mario Goce në kohën shtesë, pasi 90 minutat u mbyllën në barazim pa gola. Në një atmosferë të jashtëzakonshme në stadiumin mitik të Brazilit, “Marakana” Gjermania vendos mbi fanellë edhe yllin e katërt. Ndeshja ka nisur me një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat. Argjentina ishte më agresive në minutat e para dhe i afrohet golit me Iguain i cili gjuan keq. Pak minuta më vonë, është sërish Iguain i cili realizon por këtë herë golin e anullon arbitëri si pozicion jashtë loje. Pjesa e parë u mbyll 0-0. Në të dytën ndryshon disi loja e Gjermanisë. Të besuarit e Lëv rritin presionin dhe kthejnë Argjentinën në mbrojtje. Pavarësisht rasteve, gjithçka mbyllet 0-0 dhe ndeshja shkon në shtesë. Skuadrat treguan lodhje dhe u duk sikur ishin dakort që ndeshja të përfundonte te penalltitë. Në 15 minutshin e dytë, është Mario Goce, i cili mer mjaft mirë një top në zonë dhe mposht Romeron duke kaluar Gjermaninë në avantazh. Gjermanët në delir pas këtij goli. Minutat e mbetura nuk i mjaftuan Argjentinës për të reaguar dhe Gjermania shpallet Kampion e Botës. Nga ana tjetër Argjentina e Messit tashmë mund të ngushëllohet me postin e nënkampionit. Pas humbjes në finalen e madhe të Rio de Janieros për mediat foli trajneri i kombëtares së Argjentinës Alehandro Sabeja i cili u shpreh krenar për skuadrën e tij si dhe theksoi se Lionel Messi e meritoi plotësisht topin e artë të botërorit “ Pavarësisht humbjes mendoj se lojtarët e mi duhet të shohin njëri tjetrin në sy të bindur se dhanë gjithçka për Argjentinën. Përsa i përket Messit mendoj se ai e meritoi plotësisht çmimin e lojtarit më të mirë, ai luajti në mënyrë të shkëlqyer duke qënë pika referuese e skuadrës për gjatë gjithë turneut. Kupa e botës është një kompeticion mjaft i vështirë por mendoj se Messi tashmë qëndron mes më të mëdhenjve të historisë, në fakt mendoj se u bë kohë që Messi është një prej lojtarëve më të mirë i të gjitha kohërave.”- theksoi tekniku argjentinas. Ndersa Hames Rodrigez është mbreti i golit në Botëror. Sulmuesi kolumbian është shpallur golashënuesi më i mirë i këtij evenimenti duke marr çmimin “Këpuca e Artë”. Ylli kolumbian zhvilloi një paraqitje fantastike duke ndihmuar skuadrën e tij të shkoj deri në fazën e cerekfinaleve. Dorashken e arte e fitoi portieri gjerman Nojer i cili u tregua teper aktiv ne ndeshjen finale. Medalje te arte per here te pare ne nje kompeticion te ketyre permasave e fitoi edhe shqiptari nga Gostivari Shkodran Mustafi, nderkohe qe Gjermanet ne kete finale arriten te marrin kupen e pare te nje vendi evropian ne kontinentin amerikan. Gjermanet tashme do te kene nje pjese te 3 miliardë e 300 milionë euroqe ka arkëtuar FIFA nëpërmjet të drejtave televizive dhe sponsorave . Procedura e shpërndarjes së shpërblimeve nga ana e FIFA-s do të fillojë pas përfundimit zyrtar të Kampionatit Botëror. Normalisht më së shumti do të fitojë kampioni botëror. Fituesi i Botërorit do të shpërblehet me 25 milionë euro, që i bie 3 milionë euro më shumë sesa fituesja e Botërorit të kaluar, Spanja. Në anën tjetër, skuadra finaliste, apo fituesja e Medaljes të Argjendtë do të shpërblehet me 18 milionë euro. Kurse Holanda, e cila e zuri vendin e tretë , do të shpërblehet me 16 milionë euro. Ndërkohë, afër 15 milionë euro do t’i takojnë Brazilit, që Botërorin e përfundoi në vendin e katërt. 
Nuk e kanë kapërdirë dot humbjen në finalen e botërorit tifozët e Argjentinës të cilat në kryeqytetin e tyre Buenos Aires shkaktuan një kaos të vërtetë. Festa e nisur përpara ndeshjes u shëndrrua në luftë pas përfundimit të saj. Rreth 500 tifozëve argjentinas shkatërruan me dhunë disa dyqane e më pas iu drejtuan studiove lëvizëse të disa televizioneve të cilat trasmetonin live situatën ne Buenos Aires pas-ndeshjes. U desh ndërhyrja e policisë lokale me gaz lotsjellës dhe armë të pajisura me plumba gome për të risjellë qetësinë. 20 persona mbetën të plagosur dhe 30 të tjerë u arrestuan nga policia lokale. Gjithçka filloi kur rreth 15 tifozë argjentinas sulmuan studion lëvizëse të televizioni TN Notisias ndërsa pak km më larg një tjetër studio Lëvizëse ajo e televizionit C5N u detyra të ndërpriste transmetimet për shkak të sulmeve të dhunshme nga disa tifozë të kombëtares ‘. Policia braziliane ndërhyri pas afërsisht 40 min kur tashmë tifozët kishin filluar të dhunonin gjithçka nga vitrinat e bankave e deri tek stolat vendosur në krah të rrugës. Një pjesë e dyqaneve u vodhën ndërsa lufta mes policisë dhe vandalëve argjentinas vazhdonte. Një kaos i cili po merrte përmasa vërtet të mëdha ku festa ja la vendin një vandalizmi të pa justifikueshëm. Pas një beteje të vërtetë e cila zgjati dy orë policia arriti ta shuante barbarinë e tifozëve argjentinas. Buenos Aires u shëndrrua në një fushë betejë me 10-tra njerëz të plagosur ndërsa policia shoqëronte 10-tra të tjerë përgjegjës për këtë sulm të pa logjikshëm që qytetarët e Buenos Aires i bënë qytetit të tyre.

 
 

Brazili turperohet per here te dyte

Brazili e mbyll Kupën e Botës i turpëruar. Ndeshja e luajtur  në stadiumin kombëtar të “Brazilias” për vendin e tretë, nëpërmjet Brazilit dhe Holandës të cilat dolën të humbura nga gjysmëfinalet respektive, është mbyllur me fitoren e pastër të hollandezëve të cilët shënuan plot 3 gola. Sfida ka nisur me një ritëm mjaft të lartë nga të dyja ekipet. Dy gola të shpejtë të Hollandës me Van Persi dhe Blind shokojnë sërish Brazilin që e sheh veten menjëherë në disavantazh të dy golave. Pjesa e parë mbyllet 0-2.Në pjesën e dytë Brazili bën disa ndryshime në formacion dhe rrit presionin për të shënuar të paktën një gol por pa rezultat. Minutat kalojnë dhe ndeshja i drejtohet fundit. Pikërisht në fund , në minutën e parë të shtesës, Hollanda shënon sërish për 3-0 me Vijnaldum duke vulosur përfundimisht takimin. Brazili e mbyll këtë kompeticion që zhvillohej pikërisht në këtë vend, me dy humbje turpëruese dhe tashmë mund të ndodhë një revolucion te ky ekip. Nga ana tjetër Hollanda e Van Gal, tregoi se ishte një nga ekipet më të mira të këtij turneu .  Persa I perket ndeshjes finale Gjermani-Argjentine, trajneri i Kombëtares gjermane, Joakim Lëv  kërkon të mbajë lart vigjilencën e futbollistëve të tij, dhe shpjegon se me çfarë mentaliteti duhet ta përballojnë finalen të besuarit e tij. “Argjentinasit janë shumë të rrezikshëm, kanë fituar me diferencë të ngushtë disa sfida, 1-0, 2-1, me penallti, duke pësuar shumë pak gola, gjithashtu duke shënuar pak, por nuk duhen nënvlerësuar. Kanë një mbrojtje të shkëlqyer dhe në përgjithësi janë një formacion shumë agresiv. Në këtë përballje na prêt  shumë punë”, është shprehur Lëv.

 
 

Neser finalja e dy Papeve

Dy Pape, dy kombe futbolli, i njejti pasion. Finalja e Boterorit mes Gjermanise dhe Argjentines ka shijen e nje derbi ne Vatikan. Papa i merituar Benedikti i 16 eshte tifoz i Bajernit, ndersa Papa Francesku eshte tifoz i San Lorenzos, skuadra e Buenos Airesit. Pasioni i tyre per futbollin nuk eshte nje mister.  Ne fillim te kupes se botes Papa Francesku i kishte premtuar presidentes se Brazilit, Dilma Rusef, se do te qendroj neutral. Por tifozi eshte tifoz dhe papa eshte pare duke u lutur per fitoren e argjentines. E njejta gje ndodhi edhe ne cerekfinale, para ndeshjes Zvicer Argjentin. Do te jete ndeshje e forte dhe e lodhshme u tha Rojeve Zviceriane, Bergolio.   Ndeshja perfundoi me nje gol ne fund te ndeshjes shenuar nga Di Maria.  Me pas ne gjysmefinale me Belgjiken, Bergolio u detyrua te leri ndeshjen gjysem per shkak te nje udhetimi apostolik ne Kampobaso.  Tani nuk ka me justifikime: te djelen ne 13 Korrik, te dy papet do te jene perpara televizorit. Njeri ne Santa Marta, tjetri ne manastirin e Mater Eklisia.  Sido qe te shkoje ata thone se shpresojne te shohin nje ndeshje te bukur futbolli, te mbushur me vlera humane.

 
 

Brazilianet po rimarrin veten pas humbjes 7-1 me Gjermanine

Vendi mikeprites i Boterorit ka dale nga gara duke i dhene fund nje shfaqje te jashtezakonshme te krenarise kombetare qe ka shoqeruar cdo ndeshje deri me tani. Cdo ndeshje eshte nje mundesi per te veshur ngjyrat kombetare, e gjelber, e verdhe dhe blu.  Nga ky rregullim i pergjithshem nuk lihen menjane as thonjet.  Qe nga fillimi i kupes se botes dyaqen e kozmetikes dhe parukerite nuk ia kane dale te presin te gjithe klientet.  Megjithe humbjen e madhe brazilianet vazhdojne ende te perkrahin skuadren e tyre. Humbja eshte cilesuar si humbjen si makthin me te rende per kombin.  Ajo ka zgjedhur CNN per te komentuar humbjen e Selesaos kunder Gjermanise. Jame shume e pikelluar, si te gjithe, por jemi nje vend i vecante; dime si te ngrihemi dhe te perballemi me kundershtarin. Kemi organizuar nje nga kampionatet me te mire boteror, fale nje nga karakteristikat me te mira te brazilianeve- ajo e mikepritjes.  Nuk mendoj se do te kete protesta per humbjen, futbolli eshte bere per te fituar dhe per te humbur, tha ajo.  I fituar ka  dale edhe nje berber ne La Paz te Bolivise. Ai te pret floket si divat e holliudit  e te futbollit. Por kjo nuk mjafton: ai arrin te beje kupen e botes ne koken e klienteve.

 
 

Page 1 of 10

Show Biz

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Belgjike: Largojne romet me muzike rok 

Nje grup romesh qe kishin ngritur kamping ne nje qytet belg u perballen me nje…

Read more

Nje amerikan kerkon te ngreje mbreterine e tij ne Afrike 

Nje shtetas amerikan thote se kerkon mbreterine e tij ne Afrike, ne menyre qe vajza…

Read more

Hapet plazhi ne Paris 

Kryeqyteti francez po pergatitet per Plazhin e Pervitshem Parizien- nje plazh tre km i gjate…

Read more

Britani: Tregu i cigareve ilegale me vlere 4 miliard sterlina 

Nje hetim nen maskim nga Chanel Fajv ne Britanine e Madhe  ka zbuluar se tregu…

Read more

Digat demtojne lumenjte ne Rumani 

Energjia hidrike ne Rumani po sheh rritje.  Leshimet e qeverise kane shtyre shume investitor te…

Read more

So "shqisa e gjashte" qe analizon sendet perreth nesh 

Eshte quajtur shqisa e gjashte. So eshte emri i saj  vene sipas foljes latine dij,…

Read more

Pre 1 2 3 Next

Kuriozitete

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

158 hedhje per 24 ore 

Nese keni frike nga lartesite , ktheni koken menjane tani pasi ky australian  ka hyr ne librin e rekordeve Gines per numrin e hedhjeve banxhi ne natyre. Beu Retalik u hodh 158 here per 24 ore nga nje ure ne Sakiaki te Japonise.   Rekordi i meparshem ishte vendosur  ne mars 2014      me 151 hedhje dhe mbahej nga nje anglez qe kishte zgjedhur Dubain per hedhjet e tij.  Sipas llogaritjeve ai eshte hedhur cdo  9 minuta. Pati shume renie te lire dhe kjo pa dyshim do te kete pasoja tek une tha ai. Retallik tha se e mbajti trupin zgjuar duke…

Read more

Nje amerikan 19 vjecar behet personi me i ri qe flutruron perreth botes 

Nje pilot adoleshent nga SHBA ka arritur te hyj ne librin e rekordeve pasi  arriti te beje nje udhetim ajror i vetem perreth botes.  19 vjecari Mat Gutmiller eshte personi me i ri ne moshe qe arrin te beje kete udhetim duke kaluar 14 shtete dhe pese kontinente me nje distance prej 47 mij km. Udhetimi u be per 6 jave  me nje Bickraft A36 Bonanza. Gutmiler u largua nga Kalifornia me 31 Maj  dhe duhet te kthehej atje ne 26 Korrik per te thyer rekordin. Studenti i informatikes nga Dakota Jugore tha se ndihej i lumtur qe u rikthye…

Read more

Teleskopi FAST me i madhi ne bote 

Teleskopi sferik 500 metersh, njohur me emrin FAST, eshte nje radio teleskop ne ndertim e siper ne nje zone malore ne provincen kineze te Guizhout.  Ai do te jete me i madhi dhe me i ndjeshmi ne bote kur te perfundoj ne vitin 2016. Se fundmi ne kete pajisje gjigande jane instaluar kabllot kryesore te perbera nga 9 mij kabllo. Teleskopi eshte sa 30 fusha futbolli te bera se bashku.  Ky vend u zgjodh pas 300 vendeve te mundshme, per shkak te formes si nje tas i madhe.  Forma natyrore gjeologjike uli ndjeshem shpenzimet per germime me rreth 98%, duke…

Read more

Makina Evolucioni Proton qe ecen me 1 liter per 100 km 

Pa zhurme, shume e lehte dhe efikase ne energji- prodhuesit e kesaj makine te se ardhmes thone se ajo mund te eci deri ne 3 mije km vetem me nje mbushje, duke ecur me 30 km ne ore. Qellimi i saj eshte te marri pjese ne maratonen ekologjike te zhvilluar nga Shell ku ekipe nga universitete te ndryshme evropiane  garojne per te zbuluar kush ka krijuar makinen me efikase ne perdorimin e energjise. Projekti me i fundit qe eshte gati per prodhim masiv, ka te beje me nje makine me kater ndenjese qe konsumon me pak se 1 liter karburant…

Read more

Ne Kine gjenden fosile te gjalla te epokes parahistorike 

Nje fosile e pandryshuar per 250 milion vjet eshte gjetur ne disa pjese te permbytura te kines veriore. Zakonisht kjo zone ka vetem 40 mm shi ne vit.  Kam 37 vjet qe jetoj ketu, dhe cdo dite kam ardhur ne kete zone por nuk kam pare kurr nje gjallese te tille.  Kur sheh ne toke nuk veren asgje por kur e vendos ne uje fosilja fillon te levizi, thote nje profesor i universitetit te Nju Meksikos.  Kjo lloj gjallese parahistorike kolonizon ujra te ndenjura, pellgje liqene te thare.  Femra shtron veze qe mund ti durojne reres apo baltes se thare…

Read more

Nju Jorku se shpejti me plazhe lundruese 

Pse te shkosh ne plazh, kur plazhi te vjen tek shtepia.  Nje ekip me qender ne nju jork ka nisur nje fushate per nje plazh lundrues pergjate brigjeve te lumit Hadson.   Sipermarresi Blejn Ros eshte nga Florida, nje shtet plot me plazhe, ndryshe nga Nju Jorku ku plazhi eshte endrra e cdo njujorkezi kur temperaturat fillojne te rriten. Sipas planeve te tij, plazhi lundrues do te kete dyqane, restorante dhe qender per femije. Arkitekti Mathju Berman thote se dizenjimi eshte i perqendruar tek dunat dhe elementet e tjere qe i bejne plazhet unike. Meqe njerezit nuk mund te notojne ne…

Read more

Fran Kapo: Gruaja qe flet 11 fjale ne sekond 

Me shpejtesi kaq te madhe, nuk mund te jesh ne gjendje te kuptosh se cfare thote njujorkezja Fran Kapo. Ajo njihet ndryshe edhe me emrin goja motorr duke fituar edhe nje rekord si personi qe flet me shpejte ne bote. Fran thote se ka folur kaq shpejt qe kur ishte femije.  Ajo arrin te lexoj nje version te perralles Tre derrkucet per vetem 13 sekonda. Rekordi i 54 vjecares eshte 602 fjale per 54 sekonda ose 11 fjale ne sekond, kur po lexonte nje tekst britanik te shekullit te 17. Pervec se njihet nga libri i rekordeve gines ajo eshte…

Read more

Perurohen ne SHBA struktura te larta argetimi 

Eshte peruruar ne SHBA kulla me e larte per hedhje te lire. Ajo eshte quajtur Zumanxhara dhe eshte 126 metra e larte ose sa nje ndertese 40 kateshe.  Kulla e frikshme gjendet ne nje park argetimi ne Xhekson te Nju Xherzit.  Renia e lire nga maja deri ne fund te kulles, arrine shpejtesine 150 km ne ore.   Pamja atje siper eshte fantastike por nuk ke kohe per te shijuar panoramen thote drejtuesi i parkut te argetimit.Duhen vetem 10 sekonda per te zbritur kete kulle 126 metra duke e bere ate edhe piken nga ku mund te zbresesh me shpejt. Po…

Read more

Norvegjia depozite elektrike per Evropen 

Norvegjia perfton thuajse 100% te energjise elektrike nga hidrocentralet.  Pervec depozitave me nafte dhe gaz qe ka nendeti, Norvegjia tani ka dhe nje aset tjeter te cmuar-ujin. Malet e larta dhe terrenet e thepisura e bejne kete vend ideal per ndertimin e digave elektrike. Blosho, hidrocentrali me i madh ne vend, eshte ndertuar ne lartesine 1 mije metra. Ai ka 14 diga te cilat bashkohen ne nje pike te vetme per gjenerimin e energjise elektrike, duke mundesuar uje te mjaftueshem per turbinat gjate gjithe vitit. Turbinat prodhojne mbi 2mije megavat energji ne ore, me shume se  nje  stacion berthamore.  Ky…

Read more

Sistem i ri parkimi ne Dyseldorf 

Pasagjeret ne aeroportin e Dyseldorfit kane tashme nje sherbim te ri. Nje robot qe mund tju parkoj makinen. Rezervimi behet me ane te nje aplikimi ne smartfon. Pasagjeret me pas lene makinat ne nje zone te vecante gati per tu marr nga roboti.  Sistemi i automatizuar dhe inteligjent i parkimit zbulon masen e makines dhe e vendos ne vendin e pershtatshem.   Parkingu perdor  skanera me lazer per te llogaritur permasat e makines. Rej, sic quhet roboti kibernetik, e merr makinen dhe e con ne nje nga 249 hapsirat  e rezervuara per kete sistem. Rej dhe pajisjet e tjera te ketij…

Read more

Pre 1 2 3 4 5 Next