Bota

BRIKS krijon banken e vete

Drejtuesit e pese vendeve me ekonomi ne zhvillim kane hapur nje bank zhvillimi me nje fond prej 100 miliard dollare. Organizmi me emrin BRIKS ku marrin pjese Brazili, Rusia, India , Kina dhe Afrika e Jugut,  kane rene dakord per qellimin e bankes qe do te kete projektet e saj per vendet ne zhvillim.  Banka do e kete qendren ne SHangaio dhe presidenti i saj i pare do te ete indian.   Kryeministi indian Narendra Modi shpjegoi qellimet e bankes. Ajo do te jete e dobishme per vendet e BRIKS, por do te ndihmoj edhe vende te tjera ne zhvillim.  Rrenjet e saj do te jete pervoja jone si vende ne zhvillim. Banka eshte hapi i pare konkret i grupit drejt riformatimit te sistemit financiar nderkombetar te dominuar nga perendimi.  Grupi i cili eshte takuar ne Fortaleza te Brazilit vendosi nje rezerve prej 100 miliard dollare.    Vendet antare te BRIKS kane kritikuar Banken Boterore dhe FMN-ne se nuk u japin shume te drejta votimi vendeve ne zhvillim persa i perket organizmave qe ato kane.

 

Shpresa per armepushim ne Lindjen e Mesme

Presidenti amerikan, Barack Obama,  ka mirëpritur propozimin egjiptian për armëpushimin që do ti jepte fund luftimeve të ashpra  mes  Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës. Keto komente ai I beri ndersa merrte  pjesë në iftarin e përvitshëm që shtrohet në Shtëpinë e Bardhë për nder të muajit të shenjtë   të Ramazanit.   Obama ka thënë se ai shpreson që plani   te sjell qetesine ne rajon sa me shpejt te jete e mundur. Ministrat e jashtem te liges arabe paten nje takim urgjent ne Kajro ku dhe I bene thirrje paleve ne luftime qe te ruajne nje armepushim. Ministrat po ashtu kerkuan qe rajoni I Rripit te Gazas te vendoset nen mbrojtje nderkombetare. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry  mberriti  në Kajro  për bisedime me zyrtarët egjiptian në lidhje me situatën në fjalë. Ndersa kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu mblodhi sot kabinetin e tij të sigurisë ku  diskutoi armëpushimin e propozuar dhe e pranoi ate. Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, e ka mirëpritur propozimin dhe ka kërkuar që ai të pranohet nga te dy palet.  Rreth 180 palestinezë janë vrarë deri më tani, shumë prej të cilëve civilë, nga sulmet e Izraelit. Si shenje perkrahje me bashkekombasit e tyre, qindra te rinj palestinez jane perleshur me ushtrine izraelite ne Betlehem te Bregut Perendimor.  Protestuesit hodhen gure dhe lend djegese ne shenje zemerimi kunder offensives izraelite ne Gaza.  Shkak I shperthimit te dhunes u be vrasja e tre adoleshenteve izraelit dhe hakmarrja izraelite duke vrare nje femij palestinez.  Zyrtaret izraelit thone se tre persona te arrestuar rreth vrasjes se femijes palestinez , kane pranuar se e dogjen ate te gjalle.

 
 

Vazhdojne bombardimet ne Gaza

Operacioni i trupave tokësore izraelite në Rripin e Gazës ka vazhduar, ndërsa trupat me mbështetjen e tankeve, avionëve dhe anijeve  vazhduan goditjet ndaj objektivave të ndryshëm, përfshirë tunelet që përdoren nga luftëtarët e Hamasit. Ushtria izraelitë thotë se ka goditur rreth 200 objektiva të terroristëve që nga dita e enjte, përfshirë 20 tunele që përdoren për të hyrë në Izrael dhe për të çuar atje armë dhe eksplozivë kontrabandë. Ushtra thotë se gjatë ofensivës janë vrarë 20 militantë. Gjatë ofensivës, militantët palestinezë kanë vazhduar të hedhin raketa në Izrael. Mbrëmë   Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një takim urgjent për të diskutuar mbi gjendjen në Gazë. I dërguari palestinez Rijad Mansur tha se Izraeli po kryen krime lufte dhe po shkel të drejtat e njeriut me popullin palestinez. Ndersa ambasadori i Izraelit në OKB, Ron Prosor, tha se Izraelit nuk i ka mbetur zgjedhje tjetër, veç ofensivës në Gazë, duke thënë se qëllimi është shkatërrimi i kapaciteteve terroriste të Hamasit. Ai tha se ky i fundit "ka hedhur poshtë çdo propozim për kthimin e qetësisë në rajon."   Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon mberriti sot  në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në ndërmjetësimin e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, që kontrollon Rripin e Gazës nderkohe qe numri i te vrareve qe prej 8 korrikut ka shkuar ne 300.  Nderkohe eshte vrare edhe nje tjeter ushtar izraelit por jo nga zjarri armik. Veprimet izraelite ne Gaza jane denuar nga qindra njerez ne Turqi te cilet kane protestuar para ambasades se izraelit ne Ankara.  Protesta ka detyruar Tel Avivin qe te uli personelin diplomatik ne Turqi. Protesta te njejta kunder izraelit jane mbajtur edhe ne qytete te tjera evropiane si Parisi, Madridi e Athina.



 
 

Fillon fushata tokesore e ushtrise izraelite ne Gaza

11 palestinezë   janë vrarë  qe kur  Izraeli  filloi operacionin tokësor në Rripin e Gazës, për te ndalur sulmet me raketa nga Gaza në territorin e Izraelit.  Ushtria izraelite   ka njoftuar se nje ushtare izraelit eshte vrare dhe  dy  te tjere  janë plagosur. Lëvizja islamiste Hamas, që  qeverisë Rripin e Gazës, tha se ofensiva ishte “ nje akt   çmendurie ” me “ pasoja të tmerrshme”. Hamasi ka reaguar për depërtimin e forcave tokësore izraelite në Rripin e Gazës me lëshimin e dhjetëra raketave në qytetet kryesore në jug të Izraelit. Në     shënjestër janë qytetet Beer Sheva, Ashdodi  dhe Ashkeloni. Bateritë kundërajrore izraelite kanë interceptuar raketat që rrezikonin të merrnin jetë njerëzish dhe  i kane drejtuar te bien ne vende te pabanuara.    Zedhenesi i kryeministrit izraelit tha se ushtria nuk kishte mundesi tjeter vecse te niste ofensiven tokesore pasi Hamasi nuk pranoi armepushimin e propozuar nga Egjipti dhe te mbeshtetur nga Liga Arabe dhe OKB-ja. Tensionet u rindezën pas rrëmbimit e më pas gjetjes të vrarë të tre adoleshentëve izraelitë. Izraeli fajësoi Hamas-in per kete akt te dhunshem.  Dy  ditë pas gjetjes së trupave të tre adoleshentëve izraelitë, trupi i pajetë i një   femije  palestinez gjysmë i djegur u gjet në Jeruzalemin Perëndimor. Kjo shkaktoi protesta masive të palestinezëve dhe përplasje me forcat e sigurisë izraelite. Nga Gaza nisën sulmet me raketa ndaj qyteteve izraelite, ndërsa autoritetet hebreje u kundërpërgjigjen me nisjen e një ofensive ushtarake duke përdorur dyfishin e forcës së përdorur në një ndërhyrje të ngjashme në vitin 2012 



 
 

Kerkohet hetim per avionin malajzian te rrezuar ne Ukraine

Punonjesit e shërbimit të emergjencës kanë gjetur    “kutinë e  dyte  te zezë” te avionit civil malajzian i rrezuar ne Ukrainen Lindore me 298 pasagjere ne bord.  Luftëtarët separatistë prorusë, që  kanë nën kontroll vendin e rrëzimit, thonë se    e gjeten mbreme  “kutinë e pare te  zezë”   dhe e  dërguan në Moskë.   Separatistët prorusë kanë premtuar se hetuesve ndërkombëtarë do tu lejohet  aksesi  në vendin e rrëzimit. Por, nuk është ende e  qartë se çfare  do të ndodhë me “kutinë e zezë” te gjetur sot.  Avioni ishte ne lartesine 10 mij metra kur u rrezua ne Ukrainen Lindore. Si Rusia dhe Ukraina akuzojne njera tjetren per rrezimin e tij.  Avioni kishte 283 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 15 personash.  Shumica e te vdekurve ishin hollandez,  173  persona, ndersa pjesa tjeter e te vdekurve ishin  45 malajzian, 23 amerikan, 9 britanik, 27 australian, 12 indonezian, 4 gjerman, 4 belg, tre filipinas dhe nje kanadez. Disa prej pasagjereve po shkonin ne nje konference nderkombetare per SIDA-n, qe zhvillohej ne Melburn.  Pas ketij aksidenti te Rend Administrata e Aviacionit Federal   e Shteteve të Bashkuara  ka publikuaar një urdhër me të cilin   ndalon avionet amerikan që të fluturojnë mbi pjesën lindore të Ukrainës. Sipas FAA-së, me këtë urdhër “zgjerohet ndalimi i operacioneve të fluturimeve të Shteteve të Bashkuara, i publikuar në muajin prill, mbi rajonin Krime në Ukrainë dhe hapësirat  prane Detit të Zi dhe Detit Azov”.  Poashtu, disa kompani ndërkombëtare  kanë shpallur planet e tyre për shmangien e fluturimit mbi hapësirën ajrore të Ukrainës. NDerkohe kryeministri i Australisë, ToniAbbott,  ka shprehur zemërimin e tij dhe ka kërkuar një hetim të pavarur për rrëzimin e aeroplanit  të Malajzisë, duke thënë se përgjigjja e Rusisë është “thellësisht e pakënaqshme”.   Ndersa  Bashkimi Evropian ka kërkuar hetime gjithpërfshirëse ndërkombëtare lidhur me rrëzimin e aeroplanit .    Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se “rrëzimi i aeroplanit   që fluturonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, ishte “akt terrorist”.  Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar “armëpushim të menjëhershëm” në Ukrainë, për të mundësuar një hetim ndërkombëtar  papengesa dhe të shpejtë . Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Ukraina  ka përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit.  Edhe Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuaara, Ban Ki-moon, ka kërkuar hetime të plota ndërkombëtare për këtë katastrofë.

 
 

Page 1 of 45

Show Biz

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Belgjike: Largojne romet me muzike rok 

Nje grup romesh qe kishin ngritur kamping ne nje qytet belg u perballen me nje…

Read more

Nje amerikan kerkon te ngreje mbreterine e tij ne Afrike 

Nje shtetas amerikan thote se kerkon mbreterine e tij ne Afrike, ne menyre qe vajza…

Read more

Hapet plazhi ne Paris 

Kryeqyteti francez po pergatitet per Plazhin e Pervitshem Parizien- nje plazh tre km i gjate…

Read more

Britani: Tregu i cigareve ilegale me vlere 4 miliard sterlina 

Nje hetim nen maskim nga Chanel Fajv ne Britanine e Madhe  ka zbuluar se tregu…

Read more

Digat demtojne lumenjte ne Rumani 

Energjia hidrike ne Rumani po sheh rritje.  Leshimet e qeverise kane shtyre shume investitor te…

Read more

So "shqisa e gjashte" qe analizon sendet perreth nesh 

Eshte quajtur shqisa e gjashte. So eshte emri i saj  vene sipas foljes latine dij,…

Read more

Pre 1 2 3 Next

Kuriozitete

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

158 hedhje per 24 ore 

Nese keni frike nga lartesite , ktheni koken menjane tani pasi ky australian  ka hyr ne librin e rekordeve Gines per numrin e hedhjeve banxhi ne natyre. Beu Retalik u hodh 158 here per 24 ore nga nje ure ne Sakiaki te Japonise.   Rekordi i meparshem ishte vendosur  ne mars 2014      me 151 hedhje dhe mbahej nga nje anglez qe kishte zgjedhur Dubain per hedhjet e tij.  Sipas llogaritjeve ai eshte hedhur cdo  9 minuta. Pati shume renie te lire dhe kjo pa dyshim do te kete pasoja tek une tha ai. Retallik tha se e mbajti trupin zgjuar duke…

Read more

Nje amerikan 19 vjecar behet personi me i ri qe flutruron perreth botes 

Nje pilot adoleshent nga SHBA ka arritur te hyj ne librin e rekordeve pasi  arriti te beje nje udhetim ajror i vetem perreth botes.  19 vjecari Mat Gutmiller eshte personi me i ri ne moshe qe arrin te beje kete udhetim duke kaluar 14 shtete dhe pese kontinente me nje distance prej 47 mij km. Udhetimi u be per 6 jave  me nje Bickraft A36 Bonanza. Gutmiler u largua nga Kalifornia me 31 Maj  dhe duhet te kthehej atje ne 26 Korrik per te thyer rekordin. Studenti i informatikes nga Dakota Jugore tha se ndihej i lumtur qe u rikthye…

Read more

Teleskopi FAST me i madhi ne bote 

Teleskopi sferik 500 metersh, njohur me emrin FAST, eshte nje radio teleskop ne ndertim e siper ne nje zone malore ne provincen kineze te Guizhout.  Ai do te jete me i madhi dhe me i ndjeshmi ne bote kur te perfundoj ne vitin 2016. Se fundmi ne kete pajisje gjigande jane instaluar kabllot kryesore te perbera nga 9 mij kabllo. Teleskopi eshte sa 30 fusha futbolli te bera se bashku.  Ky vend u zgjodh pas 300 vendeve te mundshme, per shkak te formes si nje tas i madhe.  Forma natyrore gjeologjike uli ndjeshem shpenzimet per germime me rreth 98%, duke…

Read more

Makina Evolucioni Proton qe ecen me 1 liter per 100 km 

Pa zhurme, shume e lehte dhe efikase ne energji- prodhuesit e kesaj makine te se ardhmes thone se ajo mund te eci deri ne 3 mije km vetem me nje mbushje, duke ecur me 30 km ne ore. Qellimi i saj eshte te marri pjese ne maratonen ekologjike te zhvilluar nga Shell ku ekipe nga universitete te ndryshme evropiane  garojne per te zbuluar kush ka krijuar makinen me efikase ne perdorimin e energjise. Projekti me i fundit qe eshte gati per prodhim masiv, ka te beje me nje makine me kater ndenjese qe konsumon me pak se 1 liter karburant…

Read more

Ne Kine gjenden fosile te gjalla te epokes parahistorike 

Nje fosile e pandryshuar per 250 milion vjet eshte gjetur ne disa pjese te permbytura te kines veriore. Zakonisht kjo zone ka vetem 40 mm shi ne vit.  Kam 37 vjet qe jetoj ketu, dhe cdo dite kam ardhur ne kete zone por nuk kam pare kurr nje gjallese te tille.  Kur sheh ne toke nuk veren asgje por kur e vendos ne uje fosilja fillon te levizi, thote nje profesor i universitetit te Nju Meksikos.  Kjo lloj gjallese parahistorike kolonizon ujra te ndenjura, pellgje liqene te thare.  Femra shtron veze qe mund ti durojne reres apo baltes se thare…

Read more

Nju Jorku se shpejti me plazhe lundruese 

Pse te shkosh ne plazh, kur plazhi te vjen tek shtepia.  Nje ekip me qender ne nju jork ka nisur nje fushate per nje plazh lundrues pergjate brigjeve te lumit Hadson.   Sipermarresi Blejn Ros eshte nga Florida, nje shtet plot me plazhe, ndryshe nga Nju Jorku ku plazhi eshte endrra e cdo njujorkezi kur temperaturat fillojne te rriten. Sipas planeve te tij, plazhi lundrues do te kete dyqane, restorante dhe qender per femije. Arkitekti Mathju Berman thote se dizenjimi eshte i perqendruar tek dunat dhe elementet e tjere qe i bejne plazhet unike. Meqe njerezit nuk mund te notojne ne…

Read more

Fran Kapo: Gruaja qe flet 11 fjale ne sekond 

Me shpejtesi kaq te madhe, nuk mund te jesh ne gjendje te kuptosh se cfare thote njujorkezja Fran Kapo. Ajo njihet ndryshe edhe me emrin goja motorr duke fituar edhe nje rekord si personi qe flet me shpejte ne bote. Fran thote se ka folur kaq shpejt qe kur ishte femije.  Ajo arrin te lexoj nje version te perralles Tre derrkucet per vetem 13 sekonda. Rekordi i 54 vjecares eshte 602 fjale per 54 sekonda ose 11 fjale ne sekond, kur po lexonte nje tekst britanik te shekullit te 17. Pervec se njihet nga libri i rekordeve gines ajo eshte…

Read more

Perurohen ne SHBA struktura te larta argetimi 

Eshte peruruar ne SHBA kulla me e larte per hedhje te lire. Ajo eshte quajtur Zumanxhara dhe eshte 126 metra e larte ose sa nje ndertese 40 kateshe.  Kulla e frikshme gjendet ne nje park argetimi ne Xhekson te Nju Xherzit.  Renia e lire nga maja deri ne fund te kulles, arrine shpejtesine 150 km ne ore.   Pamja atje siper eshte fantastike por nuk ke kohe per te shijuar panoramen thote drejtuesi i parkut te argetimit.Duhen vetem 10 sekonda per te zbritur kete kulle 126 metra duke e bere ate edhe piken nga ku mund te zbresesh me shpejt. Po…

Read more

Norvegjia depozite elektrike per Evropen 

Norvegjia perfton thuajse 100% te energjise elektrike nga hidrocentralet.  Pervec depozitave me nafte dhe gaz qe ka nendeti, Norvegjia tani ka dhe nje aset tjeter te cmuar-ujin. Malet e larta dhe terrenet e thepisura e bejne kete vend ideal per ndertimin e digave elektrike. Blosho, hidrocentrali me i madh ne vend, eshte ndertuar ne lartesine 1 mije metra. Ai ka 14 diga te cilat bashkohen ne nje pike te vetme per gjenerimin e energjise elektrike, duke mundesuar uje te mjaftueshem per turbinat gjate gjithe vitit. Turbinat prodhojne mbi 2mije megavat energji ne ore, me shume se  nje  stacion berthamore.  Ky…

Read more

Sistem i ri parkimi ne Dyseldorf 

Pasagjeret ne aeroportin e Dyseldorfit kane tashme nje sherbim te ri. Nje robot qe mund tju parkoj makinen. Rezervimi behet me ane te nje aplikimi ne smartfon. Pasagjeret me pas lene makinat ne nje zone te vecante gati per tu marr nga roboti.  Sistemi i automatizuar dhe inteligjent i parkimit zbulon masen e makines dhe e vendos ne vendin e pershtatshem.   Parkingu perdor  skanera me lazer per te llogaritur permasat e makines. Rej, sic quhet roboti kibernetik, e merr makinen dhe e con ne nje nga 249 hapsirat  e rezervuara per kete sistem. Rej dhe pajisjet e tjera te ketij…

Read more

Pre 1 2 3 4 5 Next